Tirana drejt normalitetit/ Tregu Çam “rilind”- taksi, biçikleta dhe këmbësorë në rrugë

28/04/2020 15:02

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje se lehtësimi i masave shtrënguese ndaj Covid-19 nuk duhet kurrsesi të përkthehet në shkelje të distancës sociale dhe mosrespektim të rregullave të higjienës, sot, qytetarët e Tiranës janë përpjekur t’i rikthehen disi jetës së mëparshme, ndonëse frika nga një infektim i mundshëm është e pashmanshme.

Të pajisur me maska mbrojtëse (pjesa dërrmuese) dikush ka shijuar një akullore, një tjetër ka dalë të shëtisë; ndërkohë që lëvizje të shumta janë parë në Tregun Çam. Lehtësimi i masave ka mundësuar hapjen e disa bizneseve.

Rrugët janë dukur më të gjalla me shtimin e biçikletave por dhe taksive.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA