Në një vit normal akademik pa koronavirus, korridoret do të ishin të mbushura më studentë, auditorët nuk do të ishin bosh.

Megjithatë, për shkak të shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, fakulteti i Gjuhëve të Huaja në vijimësi të mësimdhënies online, ka vendosur të zhvillojë edhe provimet në të njëjtën mënyrë. Ky është vendimi që dekani i fakultetit ka marr.

“Ky është plan b që e kemi vlerësuar për studentët që të kenë mundësi të përmbushin detyrimet akademike në qershor fillim korriku. Kemi lënë në dorë të departamenteve të zgjedhin mënyrë se çfarë lloj testi do të bëjnë online. Nëse qeveria vlerëson situatën të qetësuar dhe thotë brenda x date kthehemi të gjithë në auditorë ne jemi të gatshëm të kthehemi sikur s’ka ndodhur asgjë”, shprehet Artur Sula.

Studentët e fakultetit të gjuhëve të huaja kanë krijuar një peticion elektronik kundra kësaj metode, për të mos lejuar zhvillimin e provimeve online, me arsyetimin se kanë nevojë të bëjnë 1 muaj seminare për të gjitha lëndët në auditorë pas përfundimit të pandemisë. Por dekani Sula shpjegon se provimet online nuk janë te detyrueshme. Ata kanë mundësi zgjedhje.

Studentët të cilët e shikojnë që e kanë të pamundur si për arsye teknike, logjistike apo nuk kanë besim te përgatitja e tyre ne kemi dedikuar një sezon me vetë në shtator për të shlyer provimet e sezonit të verës. Jo vjeshtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA