Rreth 400,000 njerëz u kthyen në punë/ Zelanda e Re nis daljen nga izolimi

28/04/2020 08:56

Zelanda e Re nisi të martën heqjen graduale të masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke ulur nivelin e kërcënimit nga katër në tre, zyrtarët thanë se disa biznese jothelbësore dhe shkollat rinisin operimet nga sot. Rreth 400,000 njerëz iu rikthyen punës.

Zelanda e Re, falë izolimit dhe mbylljes së kufijve, ka arritur ta frenojë koronavirusin herët. Ajo ka raportuar më pak se 1,500 raste të të infektuarve dhe 19 viktima.

Një ditë më herët, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se virusi aktalisht ëshë eliminuar.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë, duke thënë se situata aktuale nuk do të thotë “fund total” i rasteve të reja me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA