
Policia ka arrestuar një të dënuar i cili pasi ka përfituar lejen e përkohshme për të qëndruar në shtëpi për shkak të covid-it e ka thyer këtë masë.
Siç tha një burim pranë policisë për gazetaren Anila Hoxha, shtetasi Renato Mneri u kap në rrugën Myslym Keta.
42 vjecari , u kontatua nga një patrullë e komisariatit numër 4 , që i kërkoi shkaqet se përse kishte dalë nga shtëpia dhe nëse posedonte apo jo një leje për thyerje karantinimi.
Por kur i riu nuk kishte asnjë leje liridalje, policët janë bërë gati t’i vendosin gjobë. Sapo i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit tha burimi policor, qytetari ka treguar identitetin dhe shtoi se ishte një nga të dënuarit që kishte përfituar qëndrim të përkohshëm në shtëpi nga covid 19.
Pas verfikimeve , policia e arrestoi Mnerin për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Top Channel