Mjeku i njohur Pëllumb Pipero zbuloi sonte në emisionin “Open” në Top Channel se duke qenë se ai është shumë i ekspozuar me Covid-19 i është dashur që të ruaj distancën me familjarët e tij.
Sipas Piperos koha që qëndron pranë familjarëve është shumë e shkurtër.
Ndërkohë mjeku i njohur ka shtuar se edhe njerëzit në jetën e përditshme duke qenë se e dinë që ai shërben tek Infektivi i mbajnë distancë sikur të jetë i kontaminuar.
“Më ka ndodhur edhe mua. Më kanë kujdes se kujtojnë se kam koronën me vete. Që kujdes, mbaj distancën duke qenë se jam mjek. Normalisht që jam më i ekspozuar. Mos kujtoni se familjarët më rrinë shumë afër. Sigurish, koha e ekspozimit bashkë është vetëm disa minuta. “ tha Pipero
“Është një situatë jo e këndshme por e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm” shtoi më pas mjeku i njohur.
Top Channel