Pipero në Open: Epidemia aktualisht e butë, hapja është proporcionale me ecurinë e sëmundjes

28/04/2020 21:35

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero mendon se situata është nën kontroll, sa i përket përhapjes së pandemisë së COVID-19 në vendin tonë. Ai tha se deri më tani ndihet krenar për reagimin e autoriteteve si edhe të shqiptarëve.

“Epidemia te ne është e qetë, është e butë aktualisht e gjithashtu në rënie progresive të qëndrueshme. Masat kane qenë adekuate, ashtu si edhe përkushtimi i bluzave të bardha. Por edhe përgjigja e qytetarëve ka qenë optimale.

Ne i jemi përgjigjur epidemisë në vendin tonë me masa adekuate dhe unë si mjek jam krenar për këtë. Hapja është proporcionale me ecurinë e epidemisë në vendin tonë. Do të thosha është pak e guximshme.”, tha Pipero në emisionin “Open”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA