Ekipi i Top Story-t sapo ka nisur rrugëtimin brenda mureve të infektivit për të sjellë për shikuesit një tablo më të qartë të asaj që ndodh aty. Edhe vetë ne gazetarët, kemi tani ankth për të panjohurën. Por kur sheh këta mjekë, infermierë e sanitarë në korridoret e spitalit, atëherë frika zbehet.

Top Story, shoqërohet nga doktoresha Najada Çomo, shefja e infektivit. Mbase nuk e dinë shumë njerëz sakrificën e kësaj mjeke, pasi Najada qëndron brenda këtij pavioni, rreth 20 orë në ditë, dhe vetëm 4 orë lëviz për të pushuar. Duhet thënë që Najada është një makineri e vërtetë e mjekësisë dhe që frymëzon brezat e rinj për pasionin që përcjellë.

Mjekja: – Si je zotëri? A je pak më mirë? Temperaturë a ke pasur?
Pacienti: – Më mirë më mirë jam
Mjekja: – Kollë a ke pasur?
Pacienti: – Tani si më normal….
Mjekja: – Sa ditë ke I sëmurë? Ke patur temeraturë edhe në shtëpi?
Pacienti: – Po, po.
Mjekja: Po presim përgjigjen e analizës dhe do të vendosim, do të shkosh në shtëpi apo do të shtrohesh… në rregull…Forca…pafshim.

Mjekja Najada Çomi vijon të hapë dyert e çdo ambienti të brendshëm në infektiv, aty ku mbahen pacientët e prekur me Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA