Në rrugë që nga fillimi i pandemisë, Olta Xhaçka mesazh për Policinë: Mirënjohje të thellë

28/04/2020 16:18

Përveç policisë së Shtetit, që nga përhapja e pandemisë Covid-19 në rrugët e Shqipërisë ka qenë edhe Policia Ushtarake.

Së fundmi një falenderim për ta ka ardhur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila u ka shprehur mirënjohjen e saj.

“Mirënjohjen më të thellë për çdo burrë e grua në uniformë që sot janë të angazhuar 24/7, duke u ardhur në ndihmë njerëzve më në nevojë dhe duke siguruar respektimin e masave kundër COVID-19, në këmbim të kohës pranë familjeve e fëmijëve të tyre në këto kohë të vështira.

Me respektin më të madh. #KrenariPërFA” shkruan Xhaçka.

Ndërkohë në video flasin edhe disa nga punonjësit e policisë ushtarake ku tregojnë eksperiencat e tyre gjatë kohës së karantinës.

Major Bledar Bimaj:  Si oficer i Policisë Ushtarake  kemi qenë të detyruar të rrimë në terren në Tiranë. Kemi pas pikat e kontrollit në ndihmë edhe të policisë së shtetit. Kur shkoj në shtëpi kalamajtë na hidhen në krahë, por mundohemi të futemi fshehtasi për shkak të frikës së kontaminimit”

Togere Eriselda Shema: Në Familje është pjesa me e vështirë se duam apa  s’duam ne e gjithë ngarkesa dhe emocionet gjatë ditës transmetohet dhe e ndjejnë ngarkesën që ne kemi. Gratë ushtarake simbolizojnë forcën dhe butësinë në të njëjtën kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA