Ndërroi jetë prej COVID-19, stafi i Doganës mesazh ngushëllimi për kolegun: Humbje e parakohshme…

28/04/2020 17:08
Foto ilustruese

Covid-19, ka shkaktuar një viktimë edhe në radhët e Doganës Shqiptare. Lajmin e kanë konfirmuar kolegët e Administratës së Doganës Shqiptare të cilët kanë bërë një mesazh ngushëllimi për familjen e viktimës.

Viktima ishte shtruar prej ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID-19. Ndërsa kolegët shkruajnë se e kanë pritur me dhimbje të madhe njoftimin për vdekjen e tij.

Postimi i plotë:

Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID 19

Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.
Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.
I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Bashkohemi me dhimbjen tuaj!

Të prehesh në paqe koleg!

Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën po punojnë çdo ditë punonjësit e ADSH-së, ata janë në krye të detyrës 24 orë, në 7 ditë të javës, për të përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri misionin e tyre, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në shërbim të çdo qytetari apo biznesi në doganat e brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA