Kapet me fara kanabisi në dyqan, arrestohet 48-vjeçari/ Një tjetër shtetas, në gjendje të dehur përplas …

28/04/2020 11:41

Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës ka ndaluar dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë për dy vepra të ndryshme penale.

Njëri prej shtetasve, D.Ç, 48 vjeç është arrestuar pas një kontrolli personal iu gjetën një sasi farash të dyshuara si kanabis.

Ndërsa, shtetas V.M. 60-vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një motor. Për fat të mirë, ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vlorë – Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas:

• D. Ç., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas u kap në një supermarket në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, ku pas kontrollit personal, iu gjetën të fshehura një sasi farash të dyshuara si cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

• V. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në rrugën “Butrinti” Sarandë është përplasur me një motor, ku si pasojë ka shkaktuar dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA