Joe Biden merr zyrtarisht mbështetjen e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve

28/04/2020 03:59

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve. Nancy Pelosi, ka miratuar zyrtarisht kandidaturën e ish-Nënpresidentit Joe Biden për të marrë nominimin presidencial të Partisë Demokrate.

Në një deklaratë të regjistruar me video të qarkulluar herët të hënën, ajo e përshkroi zotin Biden si “personifikim të shpresës dhe guximit”. Ajo përmendi përvojën e tij duke ndihmuar për të kaluar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (shëndetësor) dhe duke zbatuar Aktin e Rimëkëmbjes dhe Rinvestimit Amerikan 2009 për të argumentuar se ai është i pozicionuar mirë për të udhëhequr vendin në mes të një pandemie globale.

Ndërsa miratimi i saj nuk është një surprizë, zonja Pelosi zgjodhi të qëndrojë neutrale gjatë votimeve paraprake demokrate, duke përsëritur vazhdimisht paralajmërimin e partisë për të mbajtur vëmendjen e saj në çmimin përfundimtar të mposhtjes së Presidentit Donald Trump në nëntor.

Megjithëse zotit Biden i mungojnë rreth 600 delegatë të premtuar më pak se 1.991 të nevojshmit për të fituar nominimin Demokratik, të gjithë rivalët e tij në parti kanë pezulluar fushatat e tyre ose e kanë miratuar atë, duke e bërë kurorëzimin e tij këtë verë pothuajse të sigurtë.

Në deklaratën e saj me video të hënën, zonja Pelosi bëri një lutje për unitetin e partisë, duke thënë “Me kaq shumë që rrezikohet, ne kemi nevojë për entuziazmin, nxitjen dhe pjesëmarrjen e të gjithë amerikanëve – lart e poshtë në fletën e votimit, dhe në të gjithë vendin”./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA