Emri-Detajet/ Plagosja në Shkodër, policia postoblloqe në daljet e qytetit

28/04/2020 17:42

Gëzim Bici rreth 40-vjeç është plagosur pasditen e sotme në Shkodër afër Urës së Bunës. 40 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ka marrë dy plagë të rënda.

Sipas burimeve ai vijon që të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe ka ngritur postoblloqe në të gjitha daljet e qytetit.

Update 18:31

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është  bërë i mundur  identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA