Kriza e koronavirusit krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e islamistëve radikalë në shtetet me shumicë myslimane, por edhe në Europë.
Analisti Alexander Görlach mendon se në situatën e krijuar, mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në plan të dytë: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës aktuale, vetminë e karantinës dhe nevojën materiale sidomos të të rinjve për të rekrutuar xhihadistë të rinj.
Horizontin ideologjik për këtë e ofrojnë disa teologë të islamit në botë: fillimisht ata e deklaruan koronavirusin si ndëshkim të zotit kundër të pafeve. Në momentin, kur nga COVID-19 u prekën edhe vendet islame, ndërruan qëndrim dhe i bënë thirrje myslimanëve të ndërronin rrugë. Papritur mungesa e besimit u predikua si arsye për pandeminë. Nuk janë vetëm ekstremistët islamistë që e shfrytëzojnë COVID-19 për qëllimet e tyre, vazhdon Gorlach.
Edhe ekstremistët e djathtë, sipas tij, përpiqen me teoritë e tyre konspirative të radikalizojnë njerëzit në kohë krize. Uria dhe mjerimi në vendet e varfra i çojnë shpesh njerëzit në krahët e islamistëve. Kësaj i shtohet edhe dobësia e shteteve islame, që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për t’u kujdesur si duhet për të sëmurët, vazhdon eksperti, prandaj është realist rreziku, që islamistët të rrisin influencën e madje sipas tij, në rajone apo shtete të caktuara të ngjiten dhe në pushtet. /Irida Vasia/
Top Channel