Të izoluar me vrasësin? Vriten me thikë vajza 12 muajshe dhe djali 3 vjeç!

27/04/2020 11:38

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën, ku dy fëmijë, një vajzë 12 muajshe dhe një djalë 3 vjeç u qëlluan për vdekje në një sulm të tmerrshëm me thikë.

Policia iu përgjigj me shpejtësi thirrjes se një burrë te të 40-tat dhe gjeti dy të mitur që ishin plagosur në një shtëpi në Ilford.

Vajza u shpall e vdekur në vendngjarje pasi lëndimet e saj ishin të mëdha. Djali u dërgua me urgjencë në një qendër traumash por as ai nuk arriti të mbijetonte. Plagë ka edhe burri 40-vjeçar, gjendja e të cilit për momentin është e panjohur. Efektivët e Scotland Yard kanë nisur një hetim për vrasje. Ata thanë vetëm se të tre personat e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me incidentin në Rrugën Aldborough. Episodi i rëndë ndodh në mesin e karantinës nga koronavirusi. Izolimi në Britani por edhe në vende të tjera të botës ka sjellë shtimin e rasteve të dhunës në familje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel