TIRANË- Valbona Krasniqi ka një histori të veçantë për sa i përket profesionit të saj si infermiere. Ajo punon si infermiere në Bari të Italisë, por mbyllja e kufijve e ka gjetur Valbonën në Tiranë.
Pa u menduar dy herë, ajo është paraqitur vullnetarisht në shërbimin e Traumës, ku sot përballohen të gjitha urgjencat kirurgjikale për të dhënë kontributin e saj si vullnetare, krah stafit të dedikuar të spitalit universitar të Traumës.
Historinë e Valbonës e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan:
#ShembujFrymëzues
Kjo është historia e Valbona Krasniqit, një infermiere e dedikuar që i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës së spitalit të #Traumës.
Valbona punon si infermiere në Bari të Italisë, por mbyllja e kufinjve e ka gjetur Valbonën në Tiranë. Pa u menduar dy herë, ajo është paraqitur në shërbimin e Traumës, ku sot përballohen të gjitha urgjencat kirurgjikale për të dhënë kontributin e saj si vullnetare, krah stafit të dedikuar të spitalit universitar të Traumës
#KrenarePërInfermierët
Top Channel