Policia shkatërron rrjetin e trafikut të shijtes së bebeve ukrainase në Kinë

27/04/2020 19:32

Hetues të Ukrainës bastisën sot një klinikë private fertiliteti në kryeqytetin Kiev, pas marrjes së informacioneve se 140 bebe ishin shitur te një “biznesmen” nga Kina për afro 50 000 euro secila.

Detektivët nga agjencia ukrainase FBI sekuestruan klinikën dhe bënë gjashtë arrestime duke përfshirë pronaren e saj dhe të birin e rritur.

Ata u akuzuan me trafik të qenieve njerëzore dhe mund të dënohen deri në 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë. Mes të arrestuarve ishin gjithashtu tre qytetarë kinezë dhe dy ukrainas të tjerë.

Ministri i brendshëm Anton Herashchenko përgëzoi agjentët për hetimin e tyre.

Ai tha: “Një ditë më parë policia kombëtare e Ukrainës ndaloi aktivitetin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar që shiste bebe të porsalindura në republikën Popullore të Kinës. Organizatore e këtij grupi ishte krye-doktoresha e klinikës private, qytetare ukrainase dhe i biri. Për shpërblimin në para kriminelët kryenin si shërbim zgjidhjen e çështjeve organizative dhe ligjore në lidhje me fertilizimin, lindjen, dokumentacionin dhe legalizimin e fëmijëve jashtë Ukrainës”.

“Në fjalë të tjera, ata shisnin fëmijë të lindur nga gratë ukrainase në Kinë, për të fituar para. Shërbimet e ndërmjetësve për shitjen e fëmijëve në Kinë arrinin në shumën 50 000 euro. Falenderoj hetuesit dhe oficerët për kapjen dhe dokumentimin e këtij grupi kriminal tregtarësh”.

FOTO GALERI
1/3
Ministri i brendshëm Anton Herashchenko përgëzoi agjentët për hetimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA