Partia Demokratike me anë të një letre i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit të nis hetimet për 17 tendera që sipas tyre janë abuziv.
PD këto tendera i cilëson si të klasifikuar nga qeveria dhe kërkon që KLSH të nis hetimet. Nëpërmjet kësaj kërkese zyrtare, opozita shpreh shqetësimin se përmes këtyre procedurave jotransparente, paratë e janë përdorur në mënyrë abuzive dhe korruptive.
Ndër të tjera PD sqaron se bëhet fjalë për 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që kanë paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore apo mjeteve mbrojtëse mjekësore antiCOVID.
“Të gjitha këto procedura, për aq sa janë bërë publike, provojnë paracaktimin e fituesve dhe një rritje fiktive të çmimeve të blerjes së mallrave të prokuruara. Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Aty shpjegohet se pjesa dërrmuese e procedurave janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura sekret, duke eleminuar çdo minimum transparence mbi to”. thuhet në letrën e PD.
Duke vënë në dukje interesin publik për garantimin e përdorimit të mirë të fondeve publike, Partia Demokratike kërkoi nga KLSH bashkëpunim për auditimin në një kohë sa më të shpejtë të mundshme të këtyre procedurave të prokurimit.
Top Channel