DURRËS- Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me kallashnikov pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes në Shënavlash të Durrësit kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Dy vëllezërit kanë qenë në makinën e tyre tip Golf ku persona ende të pa identifikuar kanë hapur zjarr duke i lën të vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat RENEA si edhe Drejtori i Policis, Ardi Veliu si dhe Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.
Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin, ndërsa pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.
Postblloqe të shumta policore janë ngritur në hyrje daljet e Durrësit dhe në zonën e Fushë Krujës. Kontrolle për gjetjen e autorëve po kryhen dhe në zonën përreth.
Shumë persona në zonë janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin dhe rrethanat e tij.
Top Channel