“Nuk e di si u infektova”/ E shëruar nga Covid, infermierja tregon simptomat e para: Filloi me …

27/04/2020 21:55

Sigurisht që tema kryesore këto kohë do të ishte “ai” që po merr mijëra jetë njerëzish nëpër botë: COVID-19.

Mbrëmjen e sotme, me anë të një lidhje direkte ishte një paciente që për fat të mirë tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas marrjes së 2 tamponëve ka rezultuar negative.

Infermierja tregon në “Open”, se si nisi gjithçka në datën 16 mars, dita kur ajo filloj të kishte simptomat e para.

“Nuk e di si u infektova, apo nga kush. Shkoja çdo ditë në punë si zakonisht. Një ditë kisha temperaturë dhe i thashë doktoreshës që nuk vij dot në punë. Për 4 ditë u trajtova me paracetamol, por temperatura nuk po ulej. Kisha temperaturë 39.

Pastaj filluan edhe simptomat e tjera. Më shtruan në Spitalin Infektiv. Pata vështirësi edhe me oksigjenin duke u futur në frymëmarrje të drejtuar. Pas mjekimit në spital, dy tampon më dolën negativë. Tani ndodhem në shtëpi dhe po vazhdoj mjekimin. Po vazhdoj trajtimin në shtëpi dhe jam e bindur se do ja dal- tha infermierja.

“Prej datës 22 kam dal nga spitali dhe jam në karantinë prej 14 ditësh dhe vazhdoj me mjekimin”, shton ajo më tej.

Infermierja ka qëndruar plot 30 ditë në spital, në, kujdesin e tre mjekëve, siç edhe ajo tregon. Ditë tepër të vështira pasi kaloj probleme me stomakun dhe mushkëritë.

Duke i bërë apel njerëzve që të zbatojnë masat, të mbajnë distancën e duhur sepse është një infeksion që shpërndahet pa e kuptuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA