Foto/ Deputeti Adriatik Alimadhi del nga reanimacioni, ja si e ka ndryshuar koronavirusi

27/04/2020 19:12

Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv ku po kurohen personat e prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për deputeti Adriatik Alimadhi i cili ka dalë nga reanimacioni “COVID2-Shefqet Ndroqi ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh pasi u infektua nga koronavirusi.

Ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Ka qenë vetë Alimadhi ai i cili ka bërë të ditura detajet rreth shëndetit të tij duke postuar edhe një foto nga spitali.

Mesazhi i Alimadhit:

Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne një gjendje shëndetësore me te mire. Kjo sipas këshillave te mjekeve.

Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.

Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve. Ju përshëndes te gjithëve nga zemra Adriatik Alimadhi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA