Zelanda e Re thotë se ka ndaluar transmetimin në komunitet të Covid-19, duke eliminuar në mënyrë efektive virusin.
Me raste të reja në pak shifra për disa ditë, kryeministrja Jacinda Ardern tha se virusi ishte “eliminuar” aktualisht, raporton BBC.
Por zyrtarët kanë paralajmëruar kundër kësaj vetëkënaqësie, duke thënë se kjo nuk do të thotë përfundim i plotë i rasteve të reja të koronavirusit.
Lajmi vjen disa orë përpara se Zelanda e Re të heqe dore nga bllokimet dhe kufizimet e ashpra te vendosura.
Nga e marta, disa aktivitete të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor do të jenë në gjendje të rifillojnë. Shumica e njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe të shmangin të gjitha bashkëveprimet shoqërore.
“Ne po hapim ekonominë, por ne nuk po hapim jetën shoqërore të njerëzve,” tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë.
Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.500 raste të konfirmuara ose të mundshme të koronavirusit dhe 19 vdekjeve.
Top Channel