189 vdekje brenda 24 orëve/ Rritet bilanci i viktimave në Brazil

27/04/2020 11:25

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 189 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ka njoftuar se për shkak të koronavirusit, me 189 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 4.205, ndërsa me 3.379 raste të reja ka arritur në 61.888 numri i rasteve.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.

Top Channel