Tjetër lajm i mirë/ Edhe 3 infermiere të shëruara në 24 orët e fundit
26/04/2020 12:22
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 3 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësosht të shëruar nga COVID19. Në total deri tani janë shëruar 50 personel shëndetësor.
“Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 50 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 410pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 #FORCA” shkruan Manastirliu.
Top Channel