Ramazani ‘në kohë pandemie’/ Si po festojnë myslimanët në botë

26/04/2020 14:53

Miliona myslimanë në të gjithë botën, po shtrëngohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të festuar ramazanin këtë vit, ndërsa kufizimet e vendosura nga vendet për të penguar përhapjen e koronavirusit kanë mbyllur xhamitë dhe kanë ndaluar tubimet e shumë personave.

Gjatë ramazanit, 1.8 miliardë myslimanët e botës, agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim. Zakonisht familjet mblidhen bashkë për të thyer agjërimin apo edhe për ta nisur atë dhe shumëkush merr pjesë në falje. Por këtë vit, njerëzit duhet ta kalojnë muajin e shenjtë në shtëpi. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe filloi të enjten. Në pjesët e botës të goditura më shumë nga koronavirusi, festimet e këtij viti po shoqërohen me trishtim. Xhamia Al Aqsa është mbyllur për besimtarët që nga mesi i marsit dhe do të qëndrojë kështu gjatë ramazanit. Edhe vendi më i shenjtë i islamit, meka, në Arabinë saudite, është prekur nga pandemia. Xhamia e madhe në mekë, normalisht do të ishte plot me besimtarë, por tani, shihet thuajse e zbrazur.

Edhe në Nju Jork, imamët i bëjnë faljet e pasdites në xhami të zbrazëta. Në Pakistan, njerëzit ruajnë masat e distancimit social ndërsa blejnë ushqimet për të thyer agjërimin, në perëndim. Në Delhi, xhamitë po ashtu janë të mbyllura ndërsa India mbetet në izolim. Ndërsa në Jeruzalem, myslimanët falen në lëndina. Në Indonezi, vendin me popullatën më të madhe myslimane në botë, qeveria ka ndaluar udhëtimet gjatë ramazanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA