Njerku i kapi duke kryer marrëdhënie intime, 16 vjeçarja dhe i dashuri punësuan dikë për ta vrarë

26/04/2020 19:15

Një vajzë 16-vjeçare dhe i dashuri i saj 19-vjeç në SHBA, dyshohen se janë përpjekur të punësojnë një person, për të vrarë njerkun e adoleshentes, i cili i kapi ato duke bërë seks.

Angelina Peluso dhe Dillian Weaver, u arrestuan nga policia, sepse sipas tyre dyshja, kishte punësuar një person për të vrarë njerkun e Angelina-s, Howard Balckburn.

E gjitha u zbulua pasi personi i punësuar nga adoleshentët, në vend që të kryente porosinë, ka telefonuar policinë dhe ka zbuluar gjithçka. Njerku i 16-vjeçares, gjeti atë me të dashurin Dillian duke bërë seks në shtëpi. Dhe në ato momente ai ishte nevrikosur aq shumë, saqë kishte goditur me shuplakë dhe grusht 19-vjeçarin.

Pas këtij momenti, Dillian me ndihmën e një shokut të tij, ra në gjurmët e “vrasësit me pagesë” dhe i kërkoi që të vriste njerkun e të dashurës. Sakaq, teksa dyshja u arrestua nga policia, ata kanë pohuar se nuk dëshironin vrasjen e njerkut, por vetëm ta dhunonin, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA