Në front të parë edhe në shtëpi/ Infermier në spitalin e Elbasanit, por edhe gatuan në shtëpi
26/04/2020 19:30
Kreshnik Kaliqi është infermier në Spitalin e Elbasanit. Edhe pse sapo ka përfunduar turnin e natës, ai ka ardhur në shtëpi për të gatuar drekën, në një ditë kur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kishin ditën e daljes në shëtitje.
Edhe pse në front të parë të luftës kundër Covid 19, Kreshniku është po ashtu i angazhuar me familjen.
Gatuan Shpesh?
Kreshniku” Jo por sot kishin ditën për të dalë gruaja me fëmijët.
Kreshnik kush është pjesa më e vështirë e ditës tënde në këtë situatë.
Kreshniku: Kthehem nga puna dhe nuk përqafoj dot fëmijët.
Heronjtë mbeten heronj kudo që shkojnë, nga një natë e gjatë pranë pacientëve, në një ditë të mbushur plot dashuri dhe angazhim në familje.
Top Channel