Krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor video-konferencë për mposhtjen e COVID-19

26/04/2020 14:40

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Diskutimet ishin të lidhura me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.

“Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.” – lajmëroi Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me homologun kroat.

Sipas kryediplomatit, kjo konferencë është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA