Koronavirusi në Itali/ Conte: Në këtë muaj hapim shkollat

26/04/2020 15:30

Një ‘shije’ e rihapjes do të ndjehet që nga e hëna, më pas vala tjetër do të mbërrijë nga 4 maji.

Por, gjithçka me masa që do të garantojnë sigurinë. Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, po harton një plan gradual të rikthimit në normalitet, por me kujdes të madh, për të evituar ndonjë rrezik rikthimi të pandemisë. Ai ka bërë të ditur tashmë se shkollat do të hapen në shtator dhe ka edhe një plan për rihapjen e vendit që do të prezantohet javën e ardhshme.  Konte, në një intervistë për La Republikën, kujton se tema e shkollës ka qenë në qendër të vëmendjes së ekzekutivit.

Shkolla – thotë ai – do të rihapet në shtator, por të gjithë skenarët e hartuar nga komiteti tekniko-shkencor, parashikojnë  rreziqe të larta infektimi. Është në lojë shëndeti i fëmijëve tanë, pa lënë pas dore moshën mesatare të personelit të mësuesve që është mes më të lartave në Evropë.

Mësimi në distancë, po funksionon mirë deri diku”-shton ai. Nga 4 maji ndërkohë, mendohet se do të rihapet një pjesë e industrisë dhe ndërmarrjeve, nga prodhimi deri në ndërtim, dhe do të ketë angazhim maksimal – thotë konte – kundër burokracisë për të mundësuar marrjen e ndihmave financiare. Por nga ana tjetër, ka miliona italianë që nuk i kanë ndjerë shumë pasojat e izolimit të cilit i janë nënshtruar tashmë prej një muaji e gjysmë. Kryeministri italian thotë edhe se nuk mund të vazhdohet me izolimin përtej 4 majit pasi rrezikohet një kompromentim shumë i rëndë i përbërjes socio-ekonomike të vendit.

Sidoqoftë, plani do të jetë gati javën e ardhshme dhe kusht për rihapjen do të jetë respektimi rigoroz i protokolleve të sigurisë për vendet e punës, për ndërtimet dhe kompanitë e transportit. Plani do të përmbajë sidoqoftë edhe një pjesë të rregullave të distancimit social pasi siç thotë konte, nuk jemi ende gati për një liri të plotë lëvizjeje. Por po studiohet një lehtësim i rregullave aktuale. Nuk do të jetë një liri e plotë – thotë ai. do të mundësojmë më shumë lëvizje, por duke mbajtur në fuqi të gjitha garancitë e parandalimit dhe mbajtjes nën fre të infeksionit. Për sa i takon turizmit, kryeministri ka pohuar se do të ketë një program edhe për të por baret dhe restorantet nuk do të rihapen më 4 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA