Korçë/ Vrau fqinjin pas sherrit, lihet në burg 65-vjeçaria
26/04/2020 11:03
Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes e 67-vjeçarit Petrika Treska. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se enjtes ne lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.
65 -vjecari, Apostol Bollozhga vrau komshiun e tij, Petrika Tresken, brenda banesës me mjet prerës (thikë), ndërsa u kap nga policia në flagrance disa orë pas ngjarjes.
Trupi gjykues u drejtua nga Seladin Pysqyli. Top Channel mëson se autorit nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet megjithatë gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të.
Top Channel