Këshillat e Trump për Koronavirusin, rritet numri i të helmuarve në SHBA

26/04/2020 19:19

Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois, Ngozi Ezike tha sot se në dy ditët e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve të helmimit nga njerëz që përpiqeshin të lanin sinuset e tyre me dezinfektues, pasi që presidenti Trump tha se koronavirusi mund të mbytet me dezinfektues.

Ezike tha se një person kishte përdorur një përzierje zbardhues dhe gargarë për të vrarë virusin, raporton CNN.

“Ka pasur një rritje të konsiderueshme të thirrjeve në Qendrën e Kontrollit të Helmimeve në Illinois për shkak të ekspozimin ndaj agjentëve të pastrimit që nga e enjtja”, tha ajo.

Ezike iu bashkua qindra zyrtarëve të tjerë shëndetësorë duke u kërkuar njerëzve të mos konsumojnë kimikate për pastrim shtëpiak.

“Injektimi ose pirja e pastruesve të shtëpive është e rrezikshme,” tha ajo. “Nuk këshillohet dhe mund të jetë vdekjeprurëse.”

Ezike përmendi disa shembuj të asaj që banorët kanë raportuar se po bëjnë ditët e fundit, përfshirë përdorimin e një solucioni larës për një shpëlarje të sinusit dhe gargaritje me një përzierje të zbardhuesve dhe larjeve të gojës.

Mjekët këshillojnë banorët e Illinois të mos provojnë mjete të tilla për të kuruar ose trajtuar virusin, përfshirë ato që “përfshijnë gëlltitje të pastruesve ose dezinfektuesve”.

Presidenti Donald Trump gjatë kësaj jave deklaroi se ‘koronavirusi mund të mbytet për një minutë duke përdorur dezinfektues’.

Kjo shkaktoi zemërimin e demokratit Joe Biden i cili përmes Twitter-it iu drejtua qytetarëve duke i porositur që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“E pabesueshme kjo që po e them, por ju lutem mos përdorni zbardhues”, ka shkruar Biden.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se deklarata e Trump për koronavirusin është nxjerrë nga kontesti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA