Franca ndaloi shitjen online të produkteve të nikotinës dhe kufizoi shitjen e tyre në farmaci pas një studimi që pretendonte se nikotina mund të luajë rol në mbrojtjen kundër koronavirusit.
Rregullat e reja mbulojnë produkte si çamçakezët ose fashat e nikotinës, të krijuara për të ndihmuar njerëzit që të ndalojnë duhanpirjen. Këto masa synojnë më së pari “të parandalojnë rreziqet shëndetësore nga konsumimi i tepërt ose keqpërdorimi i nikotinës, i lidhur me mbulimin mediatik që iu efektit të mundshëm të saj kundër COVID-19″, thuhet në një deklaratë të ekzekutivit.
“Së dyti, garanton furnizimin e vazhdueshëm dhe të duhur për njerëzit që kërkojnë ndihmë mjekësore për të ndaluar pirjen e duhanit”. Studiuesit në një spital të Parisit nxorrën një raport pas shqyrtimit të 500 pacientëve me koronavirus, duke zbuluar se vetëm pesë përqind e tyre pinin duhan.
Hulumtimet për këtë temë në Francë pritet të vazhdojnë. Vendi deri tani ka regjistruar mbi 22,000 viktima nga koronavirusi. Autoritetet planifikojnë t’i heqin gradualisht masat e izolimit duke filluar nga 11 maji.
Top Channel