Erin, “vogëlushja mrekulli”/ Mposht koronavirusin dhe përlot botën me historinë e saj

26/04/2020 22:22

Në rrjete sociale është bërë virale, një video teksa  një vogëlushe 6 muajshe, e diagnostikuar me koronavirus, ka lënë spitalin pas dy javësh. Largimi i vogëlushes nga ambientet spitalore, është shoqëruar me duartrokitje e lot gëzimi, nga mjekët dhe infermieret.

“Vogëlushja mrekulli”, Erin Bates, nga Liverpool, i ka kaluar 14 ditët e fundit nën kujdesin e mjekëve në spitalin e fëmijëve Alder Hey. Vogëlushja prej disa ditësh ishte vendosur në ventilator, por dje, mjekët e spitalit njoftuan prindërit e vogëlushes, Emma dhe Wayne, që vajza e tyre kishte mposhtur sëmundjen.

“Sot Erin e vogël mundi COVID-19, pasi testoi negative në dy testet e fundit. Edhe pse do të vij në shtëpi, vogëlushja ime do të jetë nën kujdesin e mjekëve. Falenderoj të gjithë stafin mjekësor këtu në Alder Hey, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyer me time bijë”, u shpreh e mamaja e vogëlushes Ema.

Sakaq, edhe pse fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë jo e rrezikuar nga koronavirusi, rasti i Erin është cilësuar si rast mrekulli, pasi vogëlushja vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese. Në muajin dhjetor, të vitit që lamë pas, ajo iu nënshtrua një operacioni në zemër, por gjithashtu vogëlushja vuante edhe nga problemet me frymëmarrjen.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA