Elbasan/ Mjeku infektohet me Covid-19, izolohet në banesë! Kjo është gjendja e tij…

26/04/2020 10:58

ELBASAN- Një mjek në qytetin e Elbasanit ka rezultuar pozitiv më Covid-19.

Mjeku i sanatoriumit shërbente në spitalin e Elbasanit dhe mendohet të jetë kontaminuar nga ndonjë pacient që ka shkuar për kontroll.  Deri më tani gjendja shëndetësore e mjekut është e qëndrueshme.

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19. 34 raste të reja janë konfirmuar ditën e djeshme, 18 prej tyre në Krujë, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA