Boris Johnson mposht përfundimisht koronavirusin, kjo është data kur rimerr detyrën

26/04/2020 15:17

ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson mësohet se e ka fituar plotësisht luftën me Covid-19.

Sipas mediave britanike, Johnson do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nga koronavirusi.

Kryeministri britanik u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë ku 3 netë i kaloi në terapi intensive.

Ai u ka thënë kolegëve të kabinetit se ai “është shumë i entuziazmuar për të shkuar”. Johnson do të marrë sërish nën kontroll qeverinë e cila ndodhet nën presion të madh si pasojë e rënies ekonomike që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Gjatë kohës që Johnson ka qenë në spital, është zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Dominic Raab.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA