Tjetër rast me Covid-19 në Lushnje/ Ende nuk dihet se si u infektua e moshuara
25/04/2020 11:39
Një grua 61-vjeçare nga lagjja “18 Tetori” në Lushnje ka rezultuar pozitive me Covid-19.
61-vjeçarja prej 1 jave ka shfaqur shqetësime si kollë dhe temperaturë.
Sipas informacioneve të mara, 61-vjeçarja jetonte e vetme dhe deri tani nuk dihet burimi i infeksionit. Drejtoria e Shërbimit Shëndetësor në Lushnje po e heton këtë raste dhe personat që kanë kontakt me gruan.
Top Channel mëson se dy personat që kanë patur kontakte me shume me 61-vjeçaren janë dhëndri dhe djali për të cilët po merren tampone. Aktualisht 61-vjeçarja ndodhet e izoluar në shtëpine e saj.
Top Channel