13 raste me covid-19 në burgun 313 kanë alarmuar institucionet shqiptare të drejtesise ku edhe kanë nisur hetimet.
Regjimi i ashpër i ‘41 bis’ është kthyer në vend strehimi për të paraburgosurit e prekur me Covid-19.
Anila Hoxha raporton se të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitiv janë transferuar në ambjentet e regjimit të ashpër 41 bis.
Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, ka patur reagime edhe nga të paraburgosurit.
Burime të sigurta të Top Channel thonë se shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan
Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan laçi dhe Besmir Ymeri.
Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja ka kundërshtuar policinë dhe ka kërkuar të digjej burgu sepse sipas tij duhet të largohen të paraburgosurit me Covid-19.
Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes.
Top Channel