Elidon Kotorri i dënuari me burgim të përjetshëm që fitoi lirinë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dy gra.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ai është shpallur në kërkim për plagosjen e dy shtetasve dhe kanosje.
Në datë 17 prill Kotorri dyshohet se bashkë me dy shokët e tij ka goditur dhe ka rrahur dy qytetare që sapo kishin përfunduar punën në lagjen Ali Demi.
Ndërkohë dy shokët e tij janë të pa identifikuar iu kanë bërë ftesë vajzave që të hipin në makinë por ato kanë refuzuar. Më pas ata kanë ndaluar, siç tregojnë vajzat, kanë parkuar makinë dhe i kanë goditur me sende të forta të dyja dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Vajzat për të cilat Top Channel disponon identetitet kanë treguar ngjarjen para policisë. Më pas është bërë kqyrja e kamerave të sigurisë në lagje dhe është konstatuar se automjeti në ngjyrë kafe posedohej nga një shtetas tjetër që e kishte marrë me qera në një kompani udhëtimi.
ky shtetas më pas ia kishte lënë në përdorim makinën Elidon Kotorrit dhe prandaj ai dyshohet si një nga tre autorët që ka goditur vajzat.
Por Kotorri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitet 2000 ai u përfshi në një vrasje të trefshtë e madje u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm por për shkak të odiseve gjyqësore, dënimi zbriti në 25 vite heqje lirie. Ai u arrestua në vitin 2000 dhe qëndroi për 19 vite në burg për ngjarjen e ndodhur në “vasil Shanto” që u pa si një përplasje bandash dhe më pas ishte gjykata e Strasburgut ishte ajo që konsideroi se ndaj tij procesi ishte bërë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe për këtë shkak ai mori lirinë në gusht 2019.
Por problemet e para për të u hapën dhe pak kohë më parë nga OFl që i dërgoi formular dhe ndërkohë ai vazhdon të kërkohet.
Top Channel