Kina ka dërguar një grup në Korenë e Veriut, ku përfshihen dhe ekspertë mjekësorë për të kontrolluar shëndetin e Kim Jong-un, njoftonin burime nga Kora e Jugut.
Udhëtimi i doktorëve kinezë vjen pas disa ditë raportimesh për dyshime në shëndetin e udhëheqësit verior i cili nuk është parë në publik.
Një delegacion me zyrtarë të partisë komuniste kineze u nis të enjten nga Pekini në Korenë e Veriut deklaronte agjencia Reuters, por ministria e jashtme kineze nuk iu përgjigj kërkesave për komente.
Ndërkohë e përditshmja koreano-jugore NK, raportonte më herët se Kim po rekuprohej pas kalimit të një ndërhyrjeje kardiovaskulare më 12 prill, sipas burimeve nga Korea e Veriut.
Të enjten presidenti amerikan Donald Trump, gjithashtu refuzonte zhurmat se Kim ishte sëmurë. “Mendoj se raportimet nuk janë të sakta”, tha Trump por nuk pranoi të thoshte nëse kishte pasur kontakte me të.
Top Channel