Përballë situatës të krijuar nga punonjësit e infektuar me Covid19, sipërmarrësit e ndërmarrje fason të Krujës zhvilluan një takim nga ku kanë dalë me një qëndrim të unifikuar drejtuar qeverisë shqiptare.
Ata kanë renditur katër kërkesa në adresë të qeverisë.
Qeveria të marri përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, dhe këto masa duhet të jenë teknikisht të arritshme. Kryerjen e Transport të Punonjësve, sipas Lejes së ka thënë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transport Rrugor (DPSHTRR), Numri i punonjësve ‘pasagjerëve’ në mjetin e Transport, nuk duhet të ndryshojë. Të qartësohet mbështetja Financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve të Sektorit “FASON”. (Qeveria duhet të prononcohet qartë dhe kuptueshëm për punonjësit tanë, çfarë Ajo u ofron ose nuk u ofron, punonjësve si ndihmë financiare ndaj paqëndrueshmërisë së tyre ekonomike në punë, si rrjedhojë e COVID-19. Qeveria në mënyrë të veçantë dhe urgjente, duhet të harmonizojë punën në Sektorin Fason, përballë Kontratave me Porositësit që ka ky Sektor.
Disa ish deputetë të PD, u takuan me shoqatën e biznesit fason në Krujë, paraditet e të shtunës. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në PD, në takim u mësua se asnjë përfaqësues i qeverisë apo deputet i zonës nuk ka pranuar të takohet me shoqatën e fasonëve të Krujës, megjithëse situata aty po rëndohet çdo ditë nga përhapja me shpejtësi e virusit. Përfaqësuesit e fasonëve nga ky takim, shprehën gatishmërinë për të mbyllur aktivitetin e tyre deri në një moment, por kërkojnë që qeveria të paguajë punonjësit.
Top Channel