Një nënë me dy fëmijë të mitur dhe vëllai i saj kanë kaluar dy netë në makinë pasi refuzonin të hynin në hotelin karantinë për shkak të pamundësive financiare.
Problemet shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj e kanë detyruar gruan të udhëtojë drejt vendit fqinj për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale për fëmijën por tani që është kthyer së bashku me fëmijët është e detyruar të karantinohet në një prej hoteleve. Por gruaja e ka patur te pamundur të përballonte shpenzimet ndaj refuzonte të hynte në hotel ndërsa shoqërohej nga vëllai i saj i cili kishte dalë garant për transportimin e saj nga Kapshtica drejt Korçës
Është dashur ndërhyrja e institucionit të prefektit për ti dhënë një zgjidhje situatës së krijuar prej 3 ditësh dhe nëna me fëmijët tashmë ndodhet në një nga dhomat e hotelit e karantinuar dhe nën vëzhgim shëndetësor.
Por për emigrantët që qëndrojnë këtu kostot e qëndrimit mbeten të larta. Ata tregojnë se janë detyruar të ndajnë ushqimet me njëri tjetrin pasi familjet e tyre nuk mund ti përballojnë ndërsa apelojnë që qeveria ti lehtësojë edhe ata
Top Channel