Ja kush do të lejohet të dalë nesër, Rama: Burrat punët e shtëpisë dhe të gatuajnë
25/04/2020 20:45
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se ditën e nesërme ashtu si javën e kaluar do të lejohen që të dalin nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç.
Ata do të kenë liri dalje deri në orën 11:00.
Kryeministri Rama ka shkruar se ne burrat do të bëjmë punët e shtëpisë dhe mundësisht të kontibuojmë në gatim.
Statusi:
NESËR GRATË DHE FËMIJËT DERI NË 10 VJEÇ MUND TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 11.00❤️
? NE BURRAT PUNË SHTËPIE DHE KONTRIBUT NË GATIM MUNDËSISHT??
Top Channel