Iu refuzuan ftesën për të hipur në makinë me ta/ Si Elidon Kotorri dhe dy të tjerë dhunuan vajzat te “Ali Demi”

25/04/2020 13:17
Lagjia 'Ali Demi" në Tiranë

Dy vajza u dhunuan në një nga zonat më të njohura dhe të populluara në Tiranë, ngjarje për të cilën akuzohet një personazh i njohur për policinë, ish-i dënuar për vrasje, Elidon Kotorri.

Në datë 17 prill Kotorri dyshohet se bashkë me dy shokët e tij ka goditur dhe ka rrahur dy qytetare që sapo kishin përfunduar punën në lagjen Ali Demi dhe po ktheheshin në shtëpi.

Dy shokët e tij janë të pa identifikuar iu kanë bërë ftesë vajzave që të hipin në makinë por ato kanë refuzuar.

Më pas ata kanë ndaluar, siç tregojnë vajzat, kanë parkuar makinën dhe i kanë goditur me sende të forta të dyja dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Vajzat për të cilat Top Channel disponon identetitet kanë treguar ngjarjen para policisë dhe kanë treguar për dhunimin barbar që u është bërë.

Shpallet në kërkim Elidon Kotorri/ Ish-i dënuari me burg përjetë dhe 2 të tjerë dhunojnë 2 vajza në Tiranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA