Fier/ Polici terrorizon qytetarin në qendër të qytetit, nxjerr sqeparin dhe i bën ‘përshesh’ makinën

25/04/2020 21:04

Një polic i komisariatit të policisë Fier së bashku me një shokun e vet kanë ushtruar dhunë mbi një 23 vjeçar në qendër të qytetit fier mbrëmjen e sotme. I dëmtuari është 23 vjeçari Xhoen Osmenaj banor i lagjes Liri, ai ka qenë në automjet tip Opel së bashku me një shoqen e tij

Fatmirësisht ka qenë patrulla policore që kaloi rastësish aty dhe kanë kryer ndalimin dhe shoqërimin e dy autorëve të ngjarjes si dhe të  dëmtuarit për në komisariat.

Nga burime të besueshme mësohet se 23 vjeçari ka biseduar para sherrit me një prej autorëve dhe e kishin lënë për sqarim në qendër të qytetit. Teksa kanë mbërritur palët nuk kanë pritur të sqarohen por ka nxjerr sqeparin dhe kanë thyer xhamin e makinës  e kanë përdorur dhunë mbi 23 vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA