Dalin fotot nga fëmijëria, Daily Mail: Ruben Saraiva, nga një djalë i qetë në rrethinat e Londrës në vrasës me pagesë për një familje kriminale shqiptare në Angli Kruja është kthyer momentalisht në shqetësimin kryesor të epidemiologëve, sepse vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në total në 83. Ndërsa rasti i parë me koronavirus në Krujë, sipas një përllogaritje te thjeshtë, është shfaqur më 25 mars. E pikërisht pas një muaji po kulmon shpërthimi i rasteve të reja të cilat kanë qenë kontakte të afërta me punonjësit e fasonerivë që janë konsideruar si vatrat e CoVidit. Kjo si pasojë e transmetimit zinxhir të virusit dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse.
Për këtë arsye nga 27 fasoneri që ndodhen në qytet, 21 janë mbyllur e 6 prej tyre janë gjobitur për mosrespektim të masave mbrojtëse.
“Fasoneritë ndoshta u mbyllën pak me vonesë ca, të ishte bërë ndoshta më para. Mirëpo njerëzit duan të hanë. Shumica e grave të Krujës aty punojnë. Edhe madje një pjesë e madhe e tyre mbajnë shtëpinë, se s’ka burrat janë të papunë”
Masat në spitalin e Krujës “Stefan Gjoni” janë shtuar. Duke qenë se numri i rasteve me CoVid 19 është rritur.
Në rastet kur pacienti që paraqitet në urgjencë ka simptoma do të izolohet në dhomën e përkohshme të karantinimit për tu testuar më tej. Dhe në gjurmim të personave me CoVid-19 të koordinuar me qendrën kombëtare të urgjencës, sic njihet 127, është edhe infermieri Ermal Kaloshi .
/Kristi Gongo/
Top Channel