Raportimet nga Arabia Saudite thonë se vendi po anullon dënimin me goditje kamzhiku si pjesë e reformimit në të drejtave të njeriut.
Masa pritet të zëvendësohet me dënime burgu ose gjobë, sipas një dokumenti të lëshuar së fundmi nga gjykata e lartë e vendit, raporton agjencia Reuters.
“Vendimi është një shtojcë e zgjerimit të të drejtave të njeriut të nisura nën kujdesin e mbretit Salman, me mbikqyrjen e Princit të Kurorës Mohammed Bin Salman”, thuhet në dokument.
Vendi nuk ka një sistem të kodifikuar të përshtatur me Ligjin Islamik, dhe gjykatësit individualë kanë pushtetin për të interpretuar tekstet fetare në dhënien e dënimeve.
Goditjet e kamzhikut aplikohen në vend për dënime të shumë shkeljeve, duke përfshirë konsumin e alkoolit apo pasjen e një lidhjeje jashtë-martesore. Në disa raste është aplikuar dhe për komente publike të papërshtatshme.
Grupet e të drejtave thonë se dënimi zaknisht kryhet me një thupër, me goditje në kurriz në publik. Por kjo mund të shkaktojë përveç plagëve në lëkurë, edhe dëmtim të nervave, infeksione, traumë spikologjike apo dhe vdekje.
Top Channel