5 mijë teste nga kina/ Vijnë ndihma edhe me maska e veshje mbrojtëse
25/04/2020 19:15
Të tjera ndihma vijnë për Shqipërinë për t’u përballur me pandeminë e COVID-19.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka pritur në Rinas mbi 5 mijë kite testesh të ardhura nga Kina.
Së bashku me 5 mijë kitet e testeve kanë mbërritur edhe veshje mbrojtëse 5000 copë, maska mbrojtëse 10 mijë copë, syze mjekësore 5 mijë copë, doreza kirurgjikale 10 mijë cope dhe maska kirurgjikale 20 mijë copë.
Numri total i të prekurve në vend me COVID-19 ka shkuar në 712.
Top Channel