Petrika Treska, është 67 vjeçari që u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij, ndërsa policia arrestoi sot si autor 65-vjeçarin Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, fqinj i viktimës.
Ndërkohë kunati i viktimës, ka treguar për media se si e morën vesh lajmin. Ai tha se mes dy bashkëshortëve nuk kishte probleme dhe njiheshin si familja më e mirë në Korçë.
“Ngjarje shokuese. Ishte 20:15 dhe ra zilja e telefonit në shtëpi. Tha ime shoqe që vëllai nuk më ka marrë,se ai merrte tre herë në ditë. I thamë çfarë ka, na tha nuk është mirë, e kanë gjetur përdhe. U nisëm shikojmë këtu nuk kishte drita. Shkuam në spital, e na thanë ka mbaruar. Këto që thonë konflikte me të shoqen, këto janë zero, zero me bisht. Familja më e shkëlqyer e Korçës, me harmoninë më të madhe, njerëzit më të ndershëm të qytetit. Por si duket ky do ketë qenë me të meta, rrinte dy kate më lart, nuk di të kenë patur konflikte se ai nuk fliste me njeri fare”, tha kunati i viktimës.
Top Channel