Viktima e fundit, një grua/ Greqia shënon 128 vdekje dhe 2463 të infektuar
24/04/2020 10:38
Ka shkuar në 128 numri i viktimave prej Covid-19 në Greqi.
Mësohet se viktima e fundit është një 59-vjeçare, e cila humbi jetën në spitalin Ahepa të Selanikut.
E ndjera vuante edhe nga sëmundje të tjera. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 2463 të infektuar.
Top Channel