Rreth 800 punonjës të fasonerive të Krujës dhe familjarë të tyre janë karantinuar pas rasteve të shtuara me Covid-19 në fasoneritë e qytetit, ndërsa autoritetet shëndetësore në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe krimin ekonomik kanë vijuar monitorimin e situatës në fasoneri, shumica e të cilave janë mbyllur.

6 grupe të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor nga qarku Durrës dhe Tirana kanë monitoruar të enjten një grup fasonerish në Krujë nga të cilat 25 kanë rezultuar të mbyllura.

Fasoneritë që ende janë në aktivitet kanë numër të reduktuar punonjësish dhe përpiqen të ruajnë distancat mes tyre. Për shkak se kanë punonjës që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është pezulluar aktiviteti dhe për 3 subjekte fason në Krujë, ndërsa në Fushë-Krujë është ndëshkuar me gjobë një tjetër që nuk kishte marrë masat e nevojshme të mbrojtjes.

Po banorët ndjehen të rrezikuar nga situata e krijuar dhe mendojnë se fasoneritë duhej të ishin mbyllur më parë dhe jo pas kthimit në një vatër infeksioni. Në Krujë veprojnë 34 subjekte fason ku janë të punësuar një pjesë e mirë e forcës punëtore jo vetëm të Krujës por edhe Kurbinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA