Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 23.04.2020, në fshatin Cërrnic, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shtetasi S. M.
Policia e Tropojës ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzim i krimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht;
-A. L., 54 vjeç, banues në Bujan;
-R. V., 52 vjeç, banues në Bujan;
-R. G., 54 vjeç, banues në Sopot;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.
Top Channel